Ditë me parë në fshatin Llaushë të Skenderajt është vrarë L.Q nga bashkëshorti i saj S.Q, përcjell InLajmi.
Kjo ngjarje ka tronditur vendin, ndërsa në lidhje me këtë rast kanë reaguar krerë të institucioneve, e organizata të ndryshme.
E 3 fëmijëve të kësaj familje iu ka dalë në ndihmë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. gjegjësisht nga sot fëmijëve të së ndjerës iu është ofruar strehim që ata ta vazhdojnë jetën e qetë.
Përveç kësaj fëmijëve iu është siguruar asistencë sociale nga kjo komunë, Nura ka thënë së të 3 fëmijët ë familjes Qerimi do të jenë prioritet për ta.
Njoftimi i plotë i Komunës së Skenderajt, pa ndërhyrje:
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, u ka ofruar mbështetjen e duhur fëmijëve të Familjes Qerimi nga Llausha, Enisit, Anitës dhe Adonisit, të cilët po përjetojnë momente të vështira, pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditë më parë.
Me këtë rast, fëmijëve u është siguruar strehimi për të banuar dbe vazhduar jetën.
Veç kësaj, Komuna u ka ofruar edhe asistencë sociale dhe mbështetje për nevoja të tjera të jetës.
Kjo familje do ta jetë prioritet edhe në të ardhmen për të ndihmuar fëmijët të jetojnë një jetë të dinjitetshme! /InLajmi/