Ursula Von der Leyer, Presidentja e Komisionit Europian, ka reaguar pas vdekjes se Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, transmeton InLajmi.
Von der Leyen shkruan se Sassoli ishte një europian i madh dhe një Italian krenar.
Ajo gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes Sassoli.
Postimi i plotë i saj:
Jam thellësisht e pikëlluar nga humbja e tmerrshme e një italiani krenar dhe një evropiani të madh. David Sassoli ishte një gazetar i dhembshur, një President i shquar i Parlamentit Evropian dhe, para së gjithash, një mik i dashur. Ngushëllimet e mia për familjen. U prefsh në paqe David! /InLajmi/
https://twitter.com/vonderleyen/status/1480781118483976196