Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një donacion nga Ambasada amerikane në Prishtinë, disa skaner sigurie për Qendrën në Dubravë, përcjell InLajmi.
Dhurimi i kësaj paisjeje ka për qëllim parandalimin e futjes së kontrabandës dhe gjërave të palejuara, e po ashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës brenda kësaj qendre.
‘’ICITAP dhe INL me donacionet e tyre po vazhdojne të mbështesin avancimin e SHKK-së në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të sigurisë’’, thuhet në njoftim./InLajmi/