Një autobus nga Kosova është rrotulluar në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Në foto dhe video shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Gjithashtu në video shihet se xhami i përparmë është thyer, nga ku besohet se kanë arritur të dalin të mbijetuarit e aksidentit.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.
Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.
Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.
Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.