Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një armë zjarri në fshatin Tërrnavë të Podujevës, përcjell InLajmi.
Policia ka indentifikuar personin i cili kishte postuar këto video duke shtënë me armë zjarri.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri (AK-47), në fshatin Tërrnavë, të Podujevës.
Operacioni policor është ndërrmarë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, nga ana e hetuesve të cilët, kanë identifikuar lokacionin dhe personin e dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri./InLajmi/