Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell InLajmi.
Ai ka bërë të ditur që është izoluar menjëherë pas marrjes se rezultatit, dhe se ka kontaktuar personat më të cilat ka pas kontakt.
Rama ka anuluar të gjitha takimet.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme. /InLajmi/