Një qytetar në Bibaj të Ferizajit ka blerë një veturë me targa të Suedisë, mirëpo pas verifikimit të automjetit u zbulua se vetura ishte e vjedhur dhe po kërkohej nga autoritetet suedeze, përcjell InLajmi.
Vetura është blerë nga një shtetas i Suedisë, i cili e kishte vjedhur atë veturë atje , për çka edhe u verifikua se po kërkohej në nivel ndërkombëtar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetura është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim.
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar në polici se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë. Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë si veturë e vjedhur. Vetura është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim. /InLajmi/
