Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës bëjnë të ditur se viti 2021 është përmbyllur me rezultat të kënaqshëm sa i përket investimeve me kthimin bruto, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e tyre është përmendur edhe pensionimi i 5.400 përfituesëve që u paguan 68 milionë.
Sipas tyre pandemia nuk ua ndaloi që institucioni i tyre të ofrojë më shumë se 160 mijë shërbime fizike në zyrë.
Ndërsa shërbimet digjitale vazhduan së avancuari, me gati 275 mijë kontribues që kanë llogari në eTrusti dhe me gjithsej 752 mijë e 586 llogari pensionale.
Njoftimi i plotë nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës:
Të nderuar kontribuues
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e përmbylli vitin 2021 me rezultat shumë të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto që kapi shumën prej +227 milionë euro. Kjo shifër nominale është më e larta prej themelimit. Ndërsa rritja e çmimit të njësisë këtë vit ishte 10.65%, krahasuar me +3.03% në vitin 2020. Në total mjetet pensionale u rritën sivjet me 365 milionë euro, për të arritur kështu në 2 miliardë e 353 milionë euro.
Këtë vit për pensionimin e 5,400 përfituesve u paguan 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues.
Njëkohësisht, gjatë vitit 2021, përkundër pandemisë, institucioni arriti t’i ofroje më shumë se 160 mijë shërbime fizike në zyrë. Ndërsa shërbimet tona digjitale vazhduan së avancuari, me gati 275 mijë kontribuues që kanë llogari në eTrusti dhe me gjithsej 752 mijë e 586 llogari pensionale.
Me këtë rast, në këtë fillimviti, iu urojmë të gjithë kontribuuesve më të mirat më 2022!/InLajmi/