Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se Sassoli solli vlerat evropiane në të gjitha insititucionet e Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar se presidenti Sassoli ishte një mik i Kosovës.
‘’Do të na mungojë tmerrësisht’’, shkruan tutje Kurti.
Postimi i plotë i tij:
Me keqardhje mësuam për ndarjen nga jeta të David Sassolit, presidentit të Parlamentit Evropian, mikut të Kosovës dhe njeriut që vërtet solli vlerat evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht./InLajmi/