Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas pranimit të lajmit për vdekjen e kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, është shprehur së kjo ngjarje e ka prekur thellësisht, përcjell InLajmi.
Konjufca ka thënë së Sassolin nuk do ta mbaj në mendje thjeshtë si president, por së do e mbaj në mendje për mënyrën se si ai ka mbajtur nën kontroll politikën dhe si bashkëpunues i shkëlqyer.
Tutje ai ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e të ndjerit në emrin e tij dhe të Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Me tronditi lajmi për vdekjen e kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Presidenti Sassoli do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste, për bashkëpunim dhe respektim të ndërsjellë ndërmjet popujve dhe vendeve.
Duke çmuar kujtimin për Sassoli, për veprën e punën e tij për avancimin e demokracisë dhe për paqen e stabilitetin global, shpreh ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës familjes, miqeve dhe bashkëpunëtorëve të tij për këtë humbje të madhe. /InLajmi/