Ditën e martë u konfirmua se Merdiana Leci do të jetë diplomate në Departamentin Amerikan të Shtetit, përcjell InLajmi.
Leci, do të jetë kosovarja e parë që do ta ushtroj këtë detyrë, ndërsa pas marrjes së këtij lajmi kanë filluar ta urojnë krerë e ish krerë të institucioneve të Kosovës.
Së fundmi ka reaguar ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ajo ka thënë se ndihet e lumtur me faktin që diplomates të porsazgjedhur Merdiana Leci i është besuar kjo detyrë.
Postimi i plotë i saj:
Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur puna e ndershme sjellë frytet e saj!
E lumtur që sot po shoh diplomaten e shkëlqyer të Republikës së Kosovës që vitin e kaluar ia kemi besuar detyrën e shërbimit në Ambasadën e Kosovës në Washington – Meridiana Leci, të jetë përfaqësuesja e parë e Kosovës në Departamentin Amerikan të Shtetit. /InLajmi/