Janë bërë 23 vite prej kur është vrarë shkrimtari kosovar, veprimtari i LDK-së, Enver Maloku, përcjell InLajmi.
Në përvjetorin e 23-të të vdekjes së Malokut, e ka kujtuar sot edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë së ishte Maloku ai që vendosi ta zbardhe fatin e keq që kosovarët po përjetonin aso kohe, e kjo i kushtoi atij pasi u maltretua nga regjimi i Millosheviqit.
Më tej Haradinaj, tha se Maloku asnjëherë nuk u ndal dhe ishte i vendosur t’i tregoj botës demokratike situatën në vend, derisa kërkoi që shqiptarët të gëzonin lirinë.
Postimi i plotë i tij:
23 vjet pa Enver Malokun.
Ai hodhi dritë në të vërtetën e dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, vuajtjet e tij nën zgjedhën e regjimit gjenocidial të Millosheviqit, të vërteta që i paraqiti para botës demokratike, duke kërkuar të drejtën e shqiptarëve për liri.
I paharruar kontributi i tij. Lavdi! /InLajmi/