Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se lajmin për ndarjen nga jeta të Sassolit e priti me dhimbje.
Tutje ai tha se kontributi i David Sassolit për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë.
Postimi i plotë tij:
Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Ngushëllimet e mia për familjen, kolegët dhe miqtë.
Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë./InLajmi/