Filmi “Vera andrron detin” me skenar nga Doruntina Bashës dhe regji të Kaltrina Krasniqit i cili pritet të shfaqet në Festivalin e Filmit në Trieste të Italisë, përcjell InLajmi.
Ky film është i bazuar në një ngjarje të përditshme të një ditë të Verës që papritmas kjo qetësi çrregullohet, nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj, kjo ngjarje i hap rrugë fqinjëve ta ngacmojnë gruan.
Gjithë kjo me qëllimin e vetëm që të arrijnë të kenë në pronësi shtëpinë e kësaj familje, kur këto veprime të padëshiruara nga personazhi Vera dalin në pah atëherë ajo përballet më rreziqe të ndryshme, kjo e bënë që atë ta mbizotëroj frika dhe mosbesimi, që e shtyjnë aktoren në fjalë ta drejtoj fatin e familjes.
Ndërkaq pjesëmarrja në edicionin e 33-të të filmit në Trieste të Italisë po quhet vetëm fillimi nga ana organizatorëve .
“Është vetëm janari dhe ne jemi kthyer në rrugë. Ndalesa jonë e parë e vitit 2022 është Italia, sharmi ynë me fat. Pas Venecias dhe Napolit, Vera këtë herë shfaqet në edicionin e 33-të të Festivalit të Filmit në Trieste.” /InLajmi/




















