Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, ka reaguar pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, përcjell InLajmi.
Borrel me keqardhje ka shprehur se vdekja e Sassolit është dhimbje e madhe, duke theksuar se ai tërë jetën e tij ia ka kushtuar shërbimit të njerëzve.
“Vdekja e David Sassolit është një dhimbje e madhe. Humbëm një politikan të vlefshëm por mbi të gjitha një mik, një njeri që ia ka kushtuar jetën shërbimit të të tjerëve, fillimisht në gazetari dhe më pas në institucione si president i Parlamentit Europian. U prehsh në paqe mik i dashur”, shkruan ai./InLajmi/