Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se ka takuar komandatin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári, përcjell InLajmi.
Bislimi ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është informuar mbi aktualitetet nga ana e KFOR-it.
Ai tutje ka shkruar se bashkëpunimi energjik mes KFOR-it dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës përfshirë Policinë, ka sjellë koordinim efektiv në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend.
Postimi i plotë i tij:
Nga takimi që e pata ditën e djeshme me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári, u informova mbi aktualitetet nga ana e tyre.
Bashkëpunimi energjik mes KFOR-it dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës përfshirë Policinë, ka sjellë koordinim efektiv në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend.
E falenderova Gjeneralin, Kajári për përkushtimin, angazhimin dhe punën e palodhshme që KFOR-i po e zhvillon në Republikën e Kosovës. /InLajmi/