Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se brenda 24 orëve janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195. Në total numri i rasteve aktive është 2.083.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkn këtu. /InLajmi/