Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë të ditur se komuna i ka angazhuar 27makina për të pastruar rrugët nga bora, përcjell InLajmi.
Zogaj gjithashtu ka thënë se gjatë gjithë ditës kanë qenë dhe janë në terren.
Ai gjithashtu ka lutur pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë gjithë ditës kemi qenë dhe jemi në terren! Kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora. Ju lusim për kujdes të shtuar në trafik. #Prishtina /InLajmi/