Rastet me koronavirus në vendin tonë këto ditë janë duke u rritur me shpejtësi, përcjell InLajmi.
Për shkak rritjeve të rasteve, gjegjësisht interesimit për vaksinim, Qendra e Mjekësisë Familjare numër 7 që gjendet në lagjen “Emshir” ka bërë të ditur se ka zgjatur orarin e vaksinimit.
E gjithë kjo, sipas kësaj Qendre është bërë në koordinim më Komitetin për Vaksinim dhe sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Shendëtësisë.
“Ky vendim është marrë me qëllim që mos të krijohen pritje të gjata dhe shërbimet të jenë sa me cilësore”,njofton kjo Qendër.
Ndryshe, vendimi i marrë pritet të filloj të zbatohet nga data 12 janar 2022.
Orari do të jetë ky:
Gjatë ditëve të punës e hënë e premte nga ora 07:00 deri në 19:00, ndërsa ditëve të vikendit, e shtunë dhe e diele nga ora 07:00-15:00.
Njoftimi i plotë i Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare:
Të nderuar qytetarë,
Duke ju falenderuar për përpjekjet tuaja për ruajtjen e imunitetit dhe rritjen e kërkesave për vaksinim me vaksinën kundër Covid-19, me qëllim që pritjet e juaja të jenë sa më të shkurta dhe shërbimet më cilësore, Kujdesi Parësor Shëndetësor- Drejtoria e Shëndetësisë-Komuna e Prishtines në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Shendëtësisë kemi vendosur që duke filluar nga dita e mërkurë me dt. 12.01.2022 të zgjasim orarin e vaksinimit në QMF VII nê Kalabri-Emshir si vijon:
E hënë – e premte nga ora 07:00-19:00
E shtunë e diele nga 07:00-15:00./InLajmi/