Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dje ka vizituar homologun e tij në Tiranë, Erion Veliaj, mirëpo gjatë këtij takimi ata janë takuar edhe me këngëtaren e njohur, Filloreta Raçin-Fifin, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj vizite Rama është pritur me ceremoni nga Veliaj, ku edhe kanë premtuar për bashkëpunim të mëtejshëm mes 2 komunave.
Në këtë vizitë Ramës i është bashkuar edhe Fifi, ku këtë e ka bërë me dije në rrjetet social.
“Djali i Prishtinës dhe lali i Tiranës”, ka shkruar Fifi.
Nuk kanë munguar edhe komentet pozitive nga ndjekësit e saj në rrjete sociale për këtë takim.
“Djemtë më të mirë me vajzën më të mirë”,ka qenë nga komentet përbri njoftimit të Fifit.
Ndryshe, këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Fifi, së fundi ka qenë pjesë edhe e shtëpisë së madhe në Shqipëri “Big Brother Albanian Vip”. /InLajmi/