Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier, në Kosovë, përcjell InLajmi.
Cramon ka thënë se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, Hovenier.
“Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – SHBA”, shkroi ajo.
Ndërsa ambasadori Hovenier këtë të hënë ka dorëzuar letrat kredenciale presidnetes së vendit, Vjosa Osmani, e që tani është zyrtarisht, ambasador i SHBA-ve në Kosovë.
Ai është ndihet i nderuar që ka marrë për detyrë këtë pozitë, si dhe për rolin e SHBA-ve në mbështetje të Kosovës./InLajmi/