Në Kosovë kanë filluar reshjet e dëborës, teksa në një video shihet se si kjo ka krijuar vështirësi në trafik.
Në këtë video të dërguar për Express, shihet se si veturat po kanë vështirësi në ngjitjen e një tatëpjete në lagjen ”Arbëria” në Prishtinë.
Ndërkaq, për shkak të rrugëve me ngrica, Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.