Pas reshjeve të borës që kanë mbuluar rrugët e vendit tonë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur në lidhje me gjendjen e rrugëve, përcjell InLajmi.
Rama ka thënë se po ndërmirren të gjitha masat e nevojshme, që rrugët në kryeqytet të jenë të qarkullueshme.
Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku shihen rrugët duke u pastruar.
Ndryshe, edhe nga Ministria e Infrastrukturës, gjatë ditës së sotme kanë bërë me dije se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Postimi i plotë i tij:
Jemi duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që rrugët e Prishtinës të jenë të qarkullueshme./InLajmi/