Pas reshjeve të borës në vendin tonë, qytetarët po hasin në vështirësi gjatë qarkullimit me automjetet e tyre.
Përveç kësaj, janë krijuar kolona të mëdha, gjegjësisht në lagjen Veternik ose ndryshe siç njihet Prishtina e Re.
Vrojtuesit e lagjes kanë publikuar disa fotografi gjatë ditës, ku shihet se rrugët janë me akull në këtë pjesë të kryeqytetit.
‘’Veterniku perndyrshe (Prishtina e re) kerret jon blloku, rruga ne gjendje akull. Taksirat mu lshu si me saj për teposht!’’, shkruhet në postimin e tyre./InLajmi/