Policia e Kosovës, së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës(AUVK) gjatë ditës së hënë kanë inspektuar disa lokale në rajonin e Pejës, e të cilat lokale nuk kanë respektuar masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij aksioni, gjegjësisht gjatë vikendit thuhet së janë inspektuar në total 61 lokale në këtë zonë.
Ndërkaq prej tyre janë mbyllur 3 lokale, janë shqiptuar 73 gjoba ndaj qytetareve dhe 4 personave juridik.
Ndryshe, është bërë thirrje të respektohen masat e qeverisë dhe IKSHPK-së, përndryshe nuk do të ketë më lëshime.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Policia asiston inspektorët e AVUK-ut, inspektohen lokalet ne zonën e Drejtorisë Rajonale Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, gjatë vikendit, Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës.
Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar 61 lokale në këtë zonë.
Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët 3 lokale, janë shqiptuar 4 gjoba për persona juridik, dhe 73 gjoba për persona fizik.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se.
Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero. /InLajmi/