Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka ururar suksese për të gjithë nxënësit e Kosovës, që kanë filluar këtë të hënë gjysëmvjetorin e 2-të të vitit shkollor, përcjell InLajmi.
Nagavci ka bërë të ditur se ka vizituar shkollën fillore ‘’Faik konica’’ në Prishtinë ku dhe përcolli urimet e saj nxënësve të kësaj shkolle, mësimdhënësit si dhe të gjithë stafin atje.
Ajo tutje ka përmendur edhe situatën epidemiologjike në vend duke theksuar se janë bërë përgatitjet e duhura për të zbatuar masat kundër pandemisë.
Postimi i plotë i saj:
Mbarëvajtja e procesit mësimor në këtë periudhë varet nga të gjithë ne.
Nga shkolla “Faik Konica” në Prishtinë përcolla urimet për mbarësi e suksese në periudhën e dytë të vitit shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e stafin tjetër të përfshirë në procesin mësimor.
Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat, janë bërë pregatitjet e duhura për të zbatuar masat kundër pandemisë. Por, nuk mjafton vetëm kaq. Ne, të gjithë së bashku, duhet t’i zbatojmë masat dhe rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, sepse kështu e ruajmë shëndetin e të gjithëve dhe sigurohemi që shkollat të presin nxënësit për çdo ditë dhe me orar të plotë.
Mbarësi e suksese për të gjithë!/InLajmi/