Një sulm me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në Prizren, gjegjësisht në rrugën “Jeni Mahallë” për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, shkruan InLajmi.
Për Gazetën InLajmi këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, rajoni i Prizrenit, Vesel Gashi.
“Gjuajtje me armë zjarri për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri te konfrontimi i 2 personave të dyshimtë, ku njeri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lënduar personin tjetër në këmbë. Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë”,ka thënë Gashi.
I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes, derisa Policia është duke u marrë me rastin.
Për detaje të tjera do të informoheni me kohë./InLajmi/