Shkaqet janë të ndryshme përse fëmija fillon të belbëzojë dhe përse ndodh regresioni në të folur.
Në shikim të parë fëmija i cili belbëzon tingëllon simpatike, mirëpo duhet qenë i kujdesshëm që kjo të mos kalojë në ndonjë çrregullim më serioz në të folur.
Fëmijët me belbëzim tërheqin vëmendjen, prandaj këtë nuk duhet toleruar.
Belbëzimi më së shpeshti ndodh për shkak të zhvillimit joproporcional të komponentit të gjuhës së të folurit në tru dhe gatishmërisë motorike që fëmija të riprodhojë atë që ka dëgjuar dhe atë që dëshiron ta thotë, thonë ekspertët.
Me kalimin e kohës kjo te fëmija harmonizohet, mirëpo nëse jo, është e nevojshme të kërkohet ndihmë profesionale.
Shkaqet janë të ndryshme përse fëmija fillon të belbëzojë dhe përse ndodh regresioni në të folur.
Njëri shkak është lindja e vëllait apo e motrës, prandaj në atë mënyrë dëshiron të tërheqë vëmendjen e prindërve, e cila tashmë i “është marrë”.
Shkaku tjetër mund të jetë që fëmija ka konstatuar që mund të arrijë deri te ajo që ai dëshiron të kthejë vëmendjen.
E vetmja mënyrë që fëmija të zhvillojë shprehitë e drejta të të folurit është që t’i drejtoheni me fjalë të qarta dhe të kuptueshme. Duhet shmangur belbëzimin dhe imitimin e fjalëve të tij të pazhvilluara, transmeton Telegrafi.
Me fëmijën që nga periudha e hershme duhet të bisedohet si me të rriturit, ndërkaq nëse fëmija belbëzon, nuk bën t’i kushtohet kësaj kujdes, këshillojnë logopedët.