Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se duke u bazuar në të dhënat nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë së Kosovës se numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 1.552, përcjell InLajmi.
Nga Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se brenda 24 orëve janë kryer 10.042 teste dhe kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 304 qytetarë.
Në këtë njoftim gjithashtu u bë e ditur se brenda këtyre orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134. /InLajmi/

















