Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se për 24 orë nga 5.165 teste të kryera 813 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Prej tyre numri më i lartë është në Shkup, gjithsej 549, përcjell AlsatM.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë gjithashtu për 998 pacientë të shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 10 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me COVID-19.