Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur se ende vazhdon fluksi i qytetarëve për të dalë nga Kosova në disa kufinjë të Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme mërgimtarët të cilët kanë zgjedhur kufirin në Merdarë për të dalë nga Kosova në këtë momente janë duke pritur një orë deri një orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë janë duke pritur 5 minuta.
E gjithashtu pritjet për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta edhe në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë, pritjet po zgjasin deri në 40 minuta. /InLajmi/