Gjatë qindra mijëra viteve trupi i njeriut është përshtatur për t’u përballur me shumë lloje mjedisesh dhe klimash, shkruan InLajmi.
Banorët e qyteteve moderne sot mund sot mund të mos kenë nevojë të luftojnë me forcat e natyrës çdo ditë, por shumë njerëz në të gjithë botën duhet të luftojnë për të mbijetuar në kushte shumë të egra.
Kur kujdesen për tufat e kaprojve, saamët, një popullatë që jeton në Suedinë, Norvegjinë, Finlandën dhe Rusinë arkatike, përdorin për strehim tenda të quajtura LAVUU. Ato bëhen në mënyrë tradicionale, me lëkurë kaprojsh të vendosura mbi hunj.
Njerëzit e akullit
Në egërsinë e akullit te Gorelandës veriperëndimore temperatura mund të bjerë deri në -40 gradë celsius në dimër, ndërsa gjatë verës kësaj stine dielli nuk ngrihet për 14 javë të tëra.
Një ditë e bukur verë mund të arrijë 0 gradë celsius. Ky rajon është shtëpia e njerëzve më verior në botë. Ata përbëjnë një bashkësi të bogël të quajtur inughuitë, apo eksimezët polarë.
Gjuha e tyre, inuktun, flitet vetëm nga 1000 vetë, inughuitët udhëtojnë me saja të tërhequra prej qeneve dhe jetojnë me gjueti fokash dhe me peshkim.
Në zemër të pyllit
Fiset janomamo pyjet tropikale te Amazonës ne Amerikën e Jugut janë specialiste të mbijetesës në pyll.
Ata gjuajnë kafshët me shigjeta të helmatisura, mbledhin krimba dhe rrisin bimë, ndërsa kjo popullsi po zvogëlohet sepse tokat e tyre në Brazil i kanë pushtuar minatorët e arit, që kanë sjellë sëmundje ndaj të cilave fiset janomamo nuk kanë rezistencë.
Jeta në shkretëtirë
Në shkretëtirën e Saharës, në Afrikën e Veriut, temperaturat mund të shkojnë deri mbi 50 gardë celsius. Të vetmet hendeku njerëzit mund të ngrenë shtëpi janë rreth oazave, ose burimeve të ujit.
Fiset taugreg janë barinj devesh dhe tregtare, ata janë nomadë që udhëtojnë nëpër rrugët e vjetra tregtare të shkretëtirës.
Burrat e taureg mbajnë turbanë të zinj tradicionalë dhe i mbulojnë fytyrat me shall apo vel blu të errët. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel