Pas reshjeve atmosferike ku që nga dita e djeshme bora ka vështirësuar në masë të madhe qarkullimin e automjeteve në shumë rrugë të qyteteve të Kosovës, në lidhje me këtë ka reaguar ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përcjell InLajmi.
Lekaj gjithë përgjegjësinë e ka hedhur tek qeveria aktuale, ai ka ironizuar me këtë ngjarje, pasi që dihet që në këtë kohë dimri, bora nuk është befasi.
Por ai iu drejtua qeverisë duke i pyetur se ku janë ata në këto kohë kur vendi po iu vështirësohet lëvizja nga reshjet atmosferike.
Postimi i plotë i tij:
Me të befasu bora në dimër ska ma keq . Qeveri ku je? /InLajmi/