Me kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, bashkë me kryeprokurorin e saj, ka inicuar procedurë disiplinore ndaj prokurores S.K., e cila ka prokuruar në rastin e vrasjes së Lirije Qerimajt në fshatin Llaushë të Skenderajt.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin publik se pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q., nga Llausha e Skenderajt”thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Indeks Online.