Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier në një konferencë të mbajtur për media sëbashku me presidenten e vendit Vjosa Osmani, tha se ka nderin që të shërbej si përfaqësues i presidentit Joe Biden në Kosovë, raporton InLajmi.
“Është nder i jetës sime që të shërbej si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Gruaja ime Laura dhe unë jemi duke e njohur këtë vend dhe njerëzit edhe më shumë”, tha ambasadori Hovenier në fjalën e tij hyrëse në Presidencë, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani.
Hovenier tha se ndihet i gëzuar për rolin që kanë SHBA-të në këtë mbështetje për Kosovën.
“Njerëzit e Kosovës kanë bërë aq çfarë kanë patur nevojë ta bëjnë në nivelin global dhe të krijojnë një shtet të suksesshëm multietnik. Jam shumë i gëzuar për rolin që e ka SHBA-ja në këtë dhe mbështetjen që ia kemi dhënë Kosovës”, tha ambasadori amerikan.
Ai shtoi se “Ende ka punë për të bërë, si në çdo vend tjetër”, ndërsa ritheksoi se është i lumtur që i është dhënë mundësia të përfshihet në këtë proces./InLajmi/