Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, i cili i dorëzoi kopjet kredenciale tek ministrja, përcjell InLajmi.
Gërvalla uroi ambasadorin Hovenier për detyrën e re dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë, në shtetin më pro amerikan, qeveria dhe qytetarët e të cilit e kanë prioritet kultivimin dhe avancimin e bashkëpunimit, partneritetit dhe miqësisë së fortë me SHBA-të.
Në një atmosferë tejet miqësore bashkëbiseduesit kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, politikës së jashtme dhe raporteve bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Nga ana e tij ambasadori Hovenier ritheksoi qëndrimin mbështetës të SHBA-ve ndaj Kosovës. /InLajmi/