Nezir Mehmetaj, është arrestuar me 4 janar të vitit 2020 nga policia serbe derisa po kalonte kufirin në pikën kufitare në Merdare, përcjell InLajmi.
Tanimë janë bërë 2 vite qe ai po mbahet në burgjet serbe si i dyshuar për vrasjen e 7 personave, po ashtu për djegie dhe plaçkitje të shtëpive në fshatin Rudicë në komunën e Klinës, përgjatë kohës sa ai ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa në lidhje më këtë ka reaguar këtë të hënë ish-kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, i cila ka mbështetur kërkesën për lirimin e Mehmetaj i cili po mbahet në burgje të shtetit serb me aktakuzë të rrejshme.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Në mbeshtetje të kerkeses për lirim të Nezir Mehmetaj i mbajtur peng në burgjet serbe qe 2 vite me aktakuzë të rrejshme. /InLajmi/
















