Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ishin sot për ngushëllime te familja e Kadri Veselit në Bajr të Mitrovicës.
Ahmeti tha se këto janë momente solidariteti dhe tregoi se nuk e di nëse Veseli mund të vijë pranë familjes në Kosovë.
“Jo nuk kam informacione të tilla, nëse zoti Veselit i jepet mundësia të jetë pranë familjes, ky është një veprim i mirë dhe nëse është e vërtetë kjo na gëzon, që ai do të ndajë bashkë dhimbjen me familjen,“ u shpreh Ahmeti në një prononcim për Klan Kosova.
Për ngushëllime, në orën 13:00 pranë familjes së ish-kryekuvendarit ka ardhur edhe Lule Thaçi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi.