Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër Covid-19, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.
Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.
Në total numri i rasteve aktive është 1.780.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë link./InLajmi/