• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 3 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Vrasja në Llaushë, avokati kërkon nga Gjykata që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikik

J G nga J G
9 January 2022
në KRYESORE
0 0
0
Vrasja në Llaushë, avokati kërkon nga Gjykata që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikik
0
SHPERNDARJE
70
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Skender Qerimaj nga Llausha e Skënderajt u arrestua të mërkurën nën dyshimet për vrasjen e gruas së tij, Lirije Qerimaj, por ai nuk është deklaruar në seancën dëgjimore të gjykatës. Sipas avokatit të Qerimajt, Elvir Imeri, ai ndodhet në gjendje të keqe emocionale.

Sipas Elvir Imeri, i pandehuri ndihet i dëshpëruar dhe nuk e mban mend rastin e vrasjes së gruas. Prandaj avokati ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikik.

“Unë si mbrojtës konsiderova që vepra e dyshuar penale është kryer në gjendje të zvogëluar të aftësisë mendore. Gjykata të urdhërojë ekzaminimin psikik me qëllim që të kemi një gjykim sa më të drejtë në lidhje me gjendjen faktike”, tha avokati Imeri të dielen.

Tutje ai tha se klienti i tij nuk ka mundur të deklarohet në gjykatë dhe vetëm qan.

“Në gjykatë nuk ka mundur të deklarohet sepse është ndjerë shumë keq emocionalisht, atë ditë kur është mbajtur seanca dëgjimore nuk është deklaru hiç. Kam bë propozim për ekzaminim psikik, vendimin nuk e kam marrë ende. Ndihet shumë i dëshpëruar, tërë kohën vetëm ka qajt dhe nuk ju kujtojke mirë rasti. Pasi është kry vepra, pasi ka përfundu, tha vetëm e kam pa çka ka ndodh”, u shpreh më tej avokati.

Një ditë pas vrasjes së Lirije Qerimaj 48-vjeçare, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Skender Qerimaj 51-vjeçar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri ka mbajtë armë në shtëpinë e tij, nga një datë e pacaktuar deri më 5 janar 2022, “të cilën i pandehuri pas kryerjes së veprës penale “vrasje e rëndë” e ka dorëzuar në polici së bashku me tre fishekë”.

Aty thuhet se sipas raportit të oficerit të policisë, “më 5 janar rreth orës 14:00 në Stacionin e Policisë në Skenderaj ka ardhur Skender Qerimaj i cili ka njoftuar se e ka vrarë gruan dhe i njëjti ka dorëzuar armën me të cilën ka kryer veprën penale”.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se kur në vendin e ngjarjes kishin mbërritur njësitet e policisë, “në dhomën e ndejës ishte e shtrirë dhe e gjakosur tani e ndjera, ku në vendin e ngjarjes është takuar vëllai i të pandehurit, djali dhe vajza e viktimës”.

Në raportin e oficerit të policisë thuhet se “djali i çiftit ka deklaruar se prindërit e tij kanë pasur edhe më herët probleme për motive xhelozie. Më 1 janar 2022 ishte paraqitur rasti në Stacionin Policor në Skenderaj dhe ishte iniciuar rasti “Dhunë në familje”, ndaj të pandehurit Skender Qerimaj”.

“Pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme mes tyre, në shtëpinë e përbashkët, gjegjësisht në dhomën e ndejës, i pandehuri ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknes, pistoletën e markes “zoraki” dhe me armë ka shtënë gjashtë herë në drejtim të tani të ndjerës, bashkëshortes së tij Lirije Qerimaj, të cilën e ka goditë në trup dhe si pasojë e plagëve e ndjera ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, thuhet tutjë në dosjen e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar se gruaja që u vra në Llaushë të Skenderajt së fundmi e kishte lajmëruar dhunën në polici. Sipas tyre rasti ishte iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit ishte proceduar kallëzim penal.

Vëllai i të dyshuarit ka fajësuar organet e rendit për vrasjen e kunatës së tij. Ai ka thënë se kunata e tij para disa ditësh e kishte raportuar dhunën në polici, por se pas 5 orësh që ishte intervistuar në stacionin policor, i dyshuari ishte liruar.

“Ju kisha lutë me u marrë me gjyqësorin e prokurorinë që nuk i parandalojnë rastet po i lënë kur te bëhen, e pastaj thonë çka u bë, ata kanë mujt me parandalu. Nëse e kishin marrë vëllain tim ta kishin fut në burg 2-3 muaj, ai s’kishte pas shansë me i bë këto”, ka deklaruara ai, për Gazetën Express.

Për rastin tragjik ka folur edhe njëri nga nipërit e viktimës, duke thënë se ndaj saj është ushtruar dhunë shumë shpesh. Ai pohoi se halla ishte kthyer në shtëpinë e burrit për shkak të fëmijëve.

Tags: Elvir ImeriGjykata Themelore ne MitrovicëLlaushëVdekje
Postimi i mëparshëm

Një kopsht zoologjik në Londër bën bilancin e kafshëve rezidente

Postimi tjetër

550 gjoba për mosrespektim të masave kundër koronavirusit

Të ngjajshme Postime

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës
KRYESORE

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave
KRYESORE

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
KRYESORE

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë
KRYESORE

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë
KRYESORE

Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë

2 January 2026
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë
KRYESORE

Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë

2 January 2026
Postimi tjetër
311 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat kundër koronavirusit

550 gjoba për mosrespektim të masave kundër koronavirusit

Lajmet e fundit

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

2 January 2026
Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu