Në nder të aktorit të njohur, Leonardo Di Caprios, është emërtuar një specie e re e pemëve tropikale me emrin e tij në Kopshtet Mbretërore Botanike, transmeton InLajmi.
Krejt kjo erdhi nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë në Kopshtet Mbretërore Botanike të Londrës dhe Herbariumin Kombëtar të Kamerunit, të cilët e kanë nderuar aktorin e Hollivudit duke emëruar një specie të re pemësh tropikale me emrin e tij.
Speciet e reja tropikale tashmë në nder të Di Caprios quhen “Uvariopsis dicaprio”, të cilat vijnë nga Pylli Ebo, Kamerun, e cila është një risi e re në listën e specieve të reja të vitit 2022.
Pyjet Ebo përbëjnë gjysmën e Zonës kryesore të Biodiversitetit Yabassi.
Në botanikë, bimët shpesh emërtohen sipas shkencëtarëve që kanë treguar përkushtim në një fushë kërkimi.
Di Caprio tërhoqi vëmendjen me aktivitetin e tij në mbrojtjen e pyjeve, kafsheve dhe shumë gjallesave që jetojnë te Zona kryesore e Biodiversitetit Yabassi, ku kjo zone ishte në rrezik dhe Di Caprio ka bërë thirrje për t’i ndihmuar këto pyje.
Një muaj më vonë, në bazë të këtyre aktiviteve qeveria e Kamerunit anuloi koncesionin e prerjes së pyjeve.
“Ne e vlerësuam shumë mbështetjen që Leo na dha në fushatën për të mbrojtur Ebo-n vitin e kaluar, kështu që u duk e përshtatshme ta nderonim atë në këtë mënyrë, duke emëruar një specie unike vetëm për të në këtë pyll”, tha një shkencëtar, shkruan CNN.
Pëndryshe “Uvariopsis dicaprio” është një specie e rrezikuar në mënyrë kritike për shkak se banon në një habitat pyjor të pambrojtur, i cili është i ekspozuar ndaj rreziqeve, duke përfshirë prerjen e pyjeve dhe minierat. /InLajmi/