Tendat që përdoren nga barinjtë nomadë në shkretëtirën e Saharës dhe shkretëtirën arabe bëhen me pëlhura leshi të thurur devesh e dhish, shkruan InLajmi.
Ato mbërthehen me hunj dhe litarë të gjatë dhe janë të ulëta, me qëllim që era dhe stuhitë e erës të mos hasin rezistencë të madhe në to.
Kjo tendë ofron rehatinë e shtëpisë në mesin e Saharës marokene.
Në Azi ka rreth 23 shkretëtira, që janë të lashta dhe të tjera që janë në formim e sipër.
Një Shiftpod është një lloj tende që është projektuar për t’u përdorur në mjedise të nxehta të shkretëtirës.
Këto tenda janë bërë nga një material reflektues i teknologjisë së lartë që ju lejon të qëndroni të freskët dhe ta ndjeni rehatinë gjatë një udhëtimi kampingu në nxehtësinë e shkretëtirës.
Gjatë ditës, temperaturat në shkretëtirë mund të kalojnë 100 gradë (37.78 gradë Celsius), por gjatë natës shpesh mund të jetë mjaft ftoht andaj është e nevojshme që të strehoheni në tenda. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel