Ka shkuar në 60 numri i personave të shoqëruar nga policia e shtetit pas protestës së ndodhur një ditë më parë në selinë e Partisë Demokratike.
Një ditë më parë mbështetësit e Berishës të mbledhur para selisë kanë thyer xhamat dhe dyert në kundërshtim me qëndrimin e Lulzim Bashës në krye të partisë, përcjell abcnews.al.
Për më shumë se 3 orë përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda, edhe pse tentuan mbështetësit e ish liderit historik nuk depërtuan në ambjentet e brendshme të selisë, pasi ndërhynë forcat e policisë.