Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë aktivitet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Ferijzait kanë dënuar një persona 500 euro, përcjell InLajmi.
Personi nga Ferizaji ishte duke vozitur në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” ku në këtë zonë lejohet vozitja deri në 40km/h, e i njëjti ishte duke vozitur 106km/h.
Policia ndaj këtij personit me inicialet S.S. i ka shqiptuar gjobë prej 500 eurov dhe një vit masë heqjen e patentë shoferit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjobitet qytetari për tejkalim të shpejtësisë
Kanë vazhduar aktivitetet e policisë nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt.
Pasditen e djeshme, kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 106 km/h.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet S.S (M/K) i moshës 38 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /InLajmi/