Më në fund edhe Milot Rashica ka shënuar gol në futbollin anglez. Sulmuesi dardan i transferuar këtë verë nga Werder Bremen te Norwich arriti të shënonte golin e parë.
Me këtë skuadër ai shënoi sot në FA Cup, ku edhe iu dha hapësirë edhe për një pjesë loje edhe në pjesën e 2-të.
Duhet thënë se Rashica ka pasur vështirësi deri tani në Premier League, por sot ai mori një dozë të fortë optimizmi me golin e shënuar në 79, shkruan Ora News.
Ndërkaq Norwich falë këtij goli avancoi më tej në FA Cup duke mundur kështu Charlton.