Numri i pacientëve me koronavirus në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme ka filluar të rritet kjo për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend, përcjell InLajmi.
Në QKUK dhe spitale, 39 pacintë me koronavirus janë të shtrirë.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bënë të ditur se në QKUK janë të shtrirë janë 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-Covid.
Ndërkaq me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient./InLajmi/