• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Hoti: Varianti Omicron mund të ketë përhapje më të madhe sesa variantet e tjera

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
9 January 2022
në KRYESORE
0 0
0
Hoti: Varianti Omicron mund të ketë përhapje më të madhe sesa variantet e tjera
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Ministrisë se Shëndetësisë, Faik Hoti ka treguar të dhëna të detajizuara në lidhje me variantin Omicron, duke theksuar studimet që janë bërë kohëve të fundit, përcjell InLajmi.

Sa i përket përhapjes së variantit Omicron, Hoti ka theksuar se ky virus përhpet përmes aerosolove (grimcave që qëndrojnë pezull në atmosferë) dhe pikave të frymëmarrjes.

Sipas Hotit, variant Omicron mund të ketë përhapje më të madhe se variantet e tjera, duke thënë se ekziston një rrezik i reduktuar për t’u shtruar në spital nga ky virus.

Tutje Hoti, ka thënë se dozat përforcuese të vaksinës Covid-19 mund të rrisin mbrojtjen kundër variantit Omicron si ndaj infeksionit, ashtu edhe ndaj formave të rënda të sëmundjes, mirëpo vetëm vaksinimi nuk mjafton duhet t’i respektoni edhe masat e tjera parandaluese ndaj Covid.

Ndërsa sa i përket vaksinimit çdo 3 muaj, ai tha se nuk dihet ende nëse do të nevojiten doza të tjera përforcuese, aq shpesh, si dhe theksoi se tashmë do të ketë edhe vaksina kundër Omicron, mirëpo koha e saktë se kur do vijnë nuk dihet.

Postimi i plotë i tij:
Pyetje dhe përgjigje (të zhvilluara) nga DG SANTE dhe ECDC, për të mbështetur shtetet në komunikimin e tyre me qytetarët në fazën aktuale të pandemisë Covid-19, me një fokus të veçantë në variantin shqetësues Omicron .

❓ Si përhapet Omicron? A është më ngjitës se variantet e tjerë?

ℹ Omicron përhapet kryesisht përmes aerosoleve (grimca që qëndrojnë pezull në atmosferë) dhe pikave të frymëmarrjes, në të njëjtën mënyrë si variantet e mëparshme të SARS CoV-2, virusi që e shkakton Covid-19. Megjithatë, varianti Omicron i infekton njerëzit më lehtë sesa varianti Delta dhe ka të ngjarë që ta kalojë atë dhe të bëhet variant dominues në vende të ndryshme të botës.

❓ A shkakton Omicron sëmundje pak a shumë më të rëndë se Delta? Me fjalë të tjera: A është më keq të infektohesh me Omicron se sa me Delta?

ℹ Aktualisht ka disa studime që e vlerësojnë ashpërsinë e sëmundjes së shkaktuar nga varianti Omicron në krahasim me variantet e tjera. Deri më tani, ka pasur vetëm disa raste të rënda të Omicron në BE/EEA.

Së fundi, janë publikuar studime në Angli, Skoci dhe Afrikën e Jugut, të cilat tregojnë se ashpërsia e sëmundjes Covid-19 është më e ulët tek individët që janë infektuar nga varianti Omicron në krahasim me ata të infektuar me variantin Delta.

Gjetjet e këtyre studimeve tregojnë në të njëjtin drejtim, domethënë se ekziston një rrezik i reduktuar për t’u shtruar në spital nëse infektoheni me variantin Omicron në krahasim me variantin Delta. Është e rëndësishme të monitorohen rastet për periudha më të gjata kohore për t’i konfirmuar gjetjet.

❓A funksionojnë vaksinat kundër Omicron?

ℹ Të dhënat tregojnë se vaksinat janë ende mbrojtëse ndaj sëmundjeve të rënda. Megjithatë, mutacionet e identifikuara në variantin Omicron dhe të dhënat paraprake nga studimet sugjerojnë se vaksinimi mbron më pak nga infektimi dhe infektimi i të tjerëve.

Dozat përforcuese të vaksinës Covid-19 e rrisin mbrojtjen ndaj formave të rënda të shkaktuara nga varianti Delta dhe, gjithashtu mund të rrisin mbrojtjen kundër variantit Omicron si ndaj infeksionit, ashtu edhe ndaj formave të rënda të sëmundjes. Ndikimi në nivel të popullatës pritet të jetë më i lartë nëse doza përforcuese jepet brenda një intervali të shkurtër kohor.

❓A funksionojnë edhe për Omicron trajtimet (mjekësore) të përdorura për variante të tjera të SARS-COV-2?

ℹ Të dhënat mbi efektivitetin e trajtimeve kundër variantit Omicron nuk janë ende të paplota, por analizat paraprake gjenetike dhe studimet in vitro tregojnë se shumica e trajtimeve do të vazhdojnë të funksionojnë edhe kundër Omicron.

❓ A kam vërtet nevojë për një dozë përforcuese?

ℹ Sipas provave të disponueshme aktualisht, dozat përforcuese të vaksinës kundër Covid-19 e rrisin mbrojtjen kundër variantit Delta dhe, gjithashtu, mund të rrisin mbrojtjen kundër variantit Omicron. Ndikimi në nivel të popullsisë pritet të jetë më i lartë nëse doza përforcuese jepet brenda një intervali më të shkurtër kohor.

❓ Pse më duhet ende të mbaj maskë dhe të praktikoj distancimin fizik kur jam plotësisht vaksinuar?

Po sikur të marr edhe dozën time përforcuese?

Megjithëse vaksinat, veçanërisht pas marrjes së një doze përforcuese, mbrojnë nga sëmundjet e rënda, personat e vaksinuar mund të infektohen ende dhe të infektojnë të tjerët, megjithëse shumë më rrallë se personat e pavaksinuar. Pra, vetëm vaksinimi nuk mjafton. Edhe nëse keni marrë dozën tuaj përforcuese, është thelbësore të vazhdoni të aplikoni masa të tjera parandaluese, si higjiena e duarve, mbajtja e maskës në hapësirat e mbyllura dhe me shumë njerëz, distancimi fizik dhe ajrimi i duhur i mjediseve ku qëndroni.

❓ A do të më duhet të vaksinohem çdo 3 muaj tani e tutje?

ℹ Nuk dihet ende nëse do të nevojiten doza të tjera përforcuese, as sa shpesh. Vendimmarrësit do të duhet të marrin parasysh provat e shfaqura për zbehjen e mbrojtjes së ofruar nga vaksinimi me kalimin e kohës, si dhe mbi dhe evoluimin e virusit.

❓ Pse duhet të vaksinohem kur variante të reja po shfaqen vazhdimisht dhe ne nuk e dimë nëse vaksinat funksionojnë?

ℹ Edhe pse mbrojtja e ofruar nga vaksinimi zbehet me kalimin e kohës, vaksinat mbeten shumë mbrojtëse ndaj formave të rënda të sëmundjes së shkaktuar nga SARS-CoV-2, virusi që e shkakton Covid-19 dhe variantet e tij disa muaj pas vaksinimit të plotë, që do të thotë (për shumicën e vaksinave) vaksinimi me dy doza. Dozat përforcuese të administruara disa muaj pas vaksinimit me 2 doza mund të rivendosin mbrojtjen fillestare të ofruar nga vaksinimi, gjithashtu në prani të varianteve të reja si Delta dhe Omicron.

❓ A do të ketë së shpejti vaksina të reja në dispozicion që funksionojnë posaçërisht kundër Omicron?

ℹ Prodhuesit e vaksinave po punojnë në zhvillimin e vaksinave specifike kundër Omicron. Këto vaksina mund të bëhen të disponueshme më vonë këtë vit, por koha e saktë nuk mund të parashikohet ende me saktësi.

❓ Si do të duket COVID-19 brenda një viti, 5, 10? A do të përfundojmë me një virus shumë ngjitës, por më të butë?

ℹ Ka të ngjarë që SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, të vazhdojë të qarkullojë dhe të evoluojë, por nuk është e mundur të parashikohet se si do të ndikohet ashpërsia e Covid-19 nga ky evolucion. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të arrihen dhe të ruhen nivele të larta të mbulimit të vaksinimit në të gjithë popullatat, gjithashtu në nivel global. Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurtë

❓ Unë e kam pasur tashmë Covid-19 dhe e kam kaluar. A mund të infektohem akoma me

Omicron? A duhet ende të vaksinohem?

ℹ Ende nuk dihet për sa kohë infeksioni i mëparshëm me SARS-COV-2, mbron nga infektimi përsëri dhe infeksioni i mëparshëm nuk mbron plotësisht nga infeksioni me variantin Omicron. Të dhënat e disponueshme aktualisht tregojnë se rreziku i riinfektimit është dukshëm më i lartë me variantin Omicron krahasuar me variantet e tjera.

✅Dozat përforcuese të vaksinës Covid-19 mund të rrisin mbrojtjen kundër infeksionit dhe sëmundjes së lehtë/të moderuar me variantin Omicron. /InLajmi/

Tags: COVID-19Faik HotiOmicron
Postimi i mëparshëm

Të rinjtë shqiptarë lëshojnë këngë patriotike në mes të serbëve

Postimi tjetër

Milan trefishon epërsinë pas golit të Hernandez ndaj Venezias

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Milan trefishon epërsinë pas golit të Hernandez ndaj Venezias

Milan trefishon epërsinë pas golit të Hernandez ndaj Venezias

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu