Në mes të spekulimeve për të ardhmen e të talentuarit të Barcelonës, Gavi, Fabrizio Romano ka dhënë përditësimet e reja të kontratës.
Barcelona ka gati një pjesë të buxhetit që nga tetori për të përgatitur kontratën e re të Gavi, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.
Detajet përfundimtare të marrëveshjes 5 vjeçare do të diskutohen së shpejti, por ende konsiderohet çështje kohe për të zgjatur kontratën e tij në vitin 2022, shton Romano, transmeton Reporteri.net.
”Klauzola e lirimit te Barcelona [50 milionë euro] do të hiqet dhe Gavi dëshiron të qëndrojë”, ka thënë Romano.