Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth orës 09:00 këtë të shtunë në fshatin Lëbush, fshat ky në hyrje të Deçanit, përcjell InLajmi.
Këtë e dëshmon fotografia e realizuar nga vendi i ngjarjes, derisa këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Po ka ndodhur një vetaksident në fshatin Lëbush të Deçanit rreth orës 09:02 minuta. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Nuk i është përshtatur kushteve atmosferike, por edhe në këtë fshat që është në hyrje të Deçanit është një kthesë e rrezikshme e që natyrisht se duhet pasur shumë kujdes”,ka thënë Gashi për InLajmi.
Ndryshe, aksidentet e vetaksidentet në vendin tonë janë shpeshtuar, por në theks të veçantë kur moti është me shi e borë./InLajmi/




















