Para disa ditësh Qeveria e Kosovës ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave në vend, e krejt kjo ndodhi pasi që vendi pësoi krizë energjetike, përcjell InLajmi.
Ky vendim sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po rezulton mjaft i suksesshëm.
Sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur së gjatë një aksioni të marrë në Leposaviq, janë konfiskuar 272 makineri për prodhimin e kriptovalutave.
Rizvanolli tha se mbi 50 mijë euro në muaj para të taksapaguesve të kursyera vetëm nga ky aksion
Postimi i plotë i saj:
Mbi 50,000 Euro në muaj para të taksapaguesve të kursyera vetëm nga ky aksion.
Falënderoj të gjitha institucionet, e në veçanti Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. /InLajmi/